SHBA kërkon evakuimin e stafit të ambasadës në Kiev
Ambasada amerikane në Ukrainë ka kërkuar evakuimin e të gjithë stafit jo të domosdoshëm, mes rritjes së frikës për një sulm të afërt nga trupat ruse, bën të ditur një raport i CNN.
Evakuimet pritet të nisin që javën e ardhshme.
Sakaq, Shtetet e Bashkuara po e zhvendosin fokusin drejt fuqizimit të mbrojtjes ukrainase përballë një Rusie gjithmonë e më agresive.
90 tonë ndihmë ushtarake mbërritën gjatë natës në Ukrainë, e para ngarkesë amerikane nga paketa e mbështetjes për sigurinë.
Lajmin e bëri të ditur Ambasada amerikanë në Kiev, e cila tha se mes “armëve vdekjeprurëse” përfshiheshin municione për mbrojtës të vijës së parë.
Rruga Press