Bota

SHBA ka gati avionin “hije”/ Mund të fluturojë me shpejtësi deri në 2470 km/h

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që pritet të bëhet aktivë mes viteve 2027 dhe 2029.

Lajmi u bë publik nga vetë Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, gjenerali David Allvin, përmes një postimi në rrjetin X, ku ndau disa nga specifikat e këtij avioni të avancuar.

F-47 do të jetë një avion i klasifikuar si “Stealth++”, me kapacitete të larta për misione të fshehta, zbulim dhe dominim ajror.

Ai do të ketë një autonomi deri në 1.825 kilometra dhe një shpejtësi maksimale mbi Mach 2 (2.470 km/h), duke tejkaluar edhe kapacitetet e F-22 Raptor.

Lexo më shumë  Obolienskyi: Ukraina rimori disa pjesë të qytetit në vijën e frontit në rajonin e Kharkivit

Parashikohet që të prodhohen më shumë se 185 njësi të këtij modeli, shkruan A2 CNN.

“Allvin ka theksuar se modernizimi do të thotë ndërtimi i një arsenali që krijon sfida të papritura për kundërshtarët dhe që ruan përparësinë teknologjike të SHBA-së, pa rritur ndjeshëm koston.”

Përveç F-47, u prezantuan edhe dy modele të reja avionësh pa pilot: YFQ-42A dhe YFQ-44A, me një autonomi prej 1.300 kilometrash dhe funksion mbështetës e zbulues.

Plani është që të prodhohen mbi 1.000 njësi të këtyre dronëve luftarakë.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Ky zhvillim vjen në një kohë të rritjes së fuqisë ushtarake të Kinës, e cila ka prodhuar modelet e reja J-36 dhe J-50, me kapacitete të krahasueshme me ato amerikane.

Sipas “El Confidencial”, avionët luftarakë J-10C të Kinës, të përdorur nga Pakistani, kanë arritur të rrëzojnë deri në pesë avionë indianë në përballje të fundit, përfshirë edhe Rafale, MiG-29 dhe Su-30.

Komandanti amerikan i rajonit Indo-Paqësor, admirali Samuel Paparo, ka ngritur alarmin për përparimin e Kinës në teknologjinë ajrore, duke theksuar sfidat që kjo paraqet për balancën e fuqisë në rajonin Azi-Paqësor.

YouTube player