BotaKryesore

SHBA-ja vendos sanksione të reja për personat e afërt me Milorad Dodikun dhe djalin e tij

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OFAC) ka zgjeruar të mërkurën listën e sanksioneve me persona dhe kompani që mbështesin rrjetin e korruptuar të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikit në Bosnje në përpjekje për t’i ikur sanksioneve.

Edhe pse Dodiku e festoi fitoren e Trumpit me flamurin amerikan që u vendos në qendër të Banja Llukës, Vladimir Perishiq dhe kompania “Elpring” përmes së cilës Dodiku dhe djali i tij Igor u përpoqën të shmangnin sanksionet, tashmë janë sanksionuar edhe vetë.

Lexo më shumë  Integrimi evropian dhe kostoja e lartë e jetesës në Shqipëri/ Hendeku mes çmimeve dhe të ardhurave mbetet i thellë

“Ky rrjet është i lidhur drejtpërdrejt me Igor Dodikun, djalin e Milorad Dodikut. Për vite me radhë, Dodiku përdori pozicionin zyrtar për të fituar dobi pasurore përmes kompanive të lidhura me të dhe Igorin. Ky korrupsion kontribuoi në minimin e besimit të publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës dhe sundimin e ligjit”, ka thënë Bradley T. Smith nga OFAC-u.

“Presidenti i RS, Milorad Dodik, bashkëpunëtorët dhe ndihmësit e tij vazhdojnë të përdorin pozicionin e tyre të privilegjuar për të minuar besimin e publikut në kornizat dhe institucionet rajonale të paqes që kanë sjellë stabilitet dhe siguri në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët, preken vetëm palestinezët

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ekspozuar përpjekjet e Dodikut dhe familjes së tij për të ruajtur rrjetet e tyre të korruptuara.

YouTube player