Bota

SHBA-ja shkatërron rezervat e mbetura të armëve kimike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkatërruar rezervat e tyre të fundit të armëve kimike, njoftoi dje në mbrëmje udhëheqësi i pakicës në senatin amerikan, Mitch McConnell.

Ky moment historik vjen rreth 26 vjet pas hyrjes në fuqi të traktatit të kontrollit të armëve, “Konventa për Ndalimin e Armëve Kimike”.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

“Megjithëse përdorimi i këtyre agjentëve vdekjeprurës do të jetë gjithmonë një njollë në histori, sot Kombi ynë, më në fund ka përmbushur premtimin për të hequr qafe arsenalin tonë nga kjo e keqe”, tha McConnell, një senator republikan në shtetin amerikan të Kentakit, ku ndodhet objekti i asgjësimit të armëve.

Rruga Press

YouTube player