BotaKryesore

ShBA-ja sërish sanksionon personat dhe kompanitë që mbështesin Dodikun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë sanksionuar sot tre persona dhe katër kompani që janë të afërt me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Në njoftimin e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet se këta ia mundësonin përpjekjet e vazhdueshme të familjes së Dodikut, për t’iu shmangur sanksioneve amerikane.

Tutje njoftimi i DASH-it, thekson se ky veprim përfshin gjithashtu sanksionimin e Stasha Kosharacit, një politikan nga Bosnja dhe Hercegovina, që shërben si një mbështetës kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të udhëheqësit prorus.

Qeveria e ShBA-së edhe më parë e kishte sanksionuar presidentin e Republikës Serbe në BeH, për përfshirje në korrupsion.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi

“Për vite me radhë, Dodiku e ka shfrytëzuar pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe djalin e tij, Igor Dodik. Ky korrupsion ka dëmtuar besimin e publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës dhe sundimin e ligjit. Rrjeti Dodik ka vazhduar përpjekjet e tij të qëllimshme për të anashkaluar sanksionet amerikane duke manipuluar strukturat e menaxhimit dhe duke riregjistruar kompanitë e sanksionuara me emra të rinj”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Veprimi i sotëm, thuhet në njoftim, shpalos më tej “përpjekjet flagrante dhe korruptive të familjes Dodik për t’u pasuruar dhe për të anashkaluar sanksionet amerikane”, ndërsa theksohet se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vënë në shënjestër ata që lehtësojnë korrupsionin e Dodikut dhe mundësojnë përpjekjet e tij për të cuar përpara veprimtaritë destabilizuese në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Njëherësh, kjo është hera e katërt vetëm brenda këtij viti që ShBA sanksionojnë individë dhe kompani që sigurojnë pasuri për udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe familjen e tij.

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë sanksione Milorad Dodikut fillimisht me 17 korrik të vitit 2017 për pengim të zbatimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës së përgjakshme të Bosnjës, e cila la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Rruga Press

YouTube player