SHBA-ja sanksionon edhe kompanitë në Beograd për shkak të Rusisë
Para takimit të liderëve të shtatë ekonomive më të fuqishme në botë – G7, ku një prej temave kryesore do të jetë pushtimi rus i Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione mbi 300 individë e kompani që direkt apo indirekt ndihmojnë luftën e Rusisë.
Nga të sanksionuarit që përfshijnë kompani kineze e të tjera, është sanksionuar edhe një kompani nga Beogradi dhe pronari i tij.
Kompania “Bassire Group doo Beograd” u sanksionua për shkak të aktiviteteve të dëmshme.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve e Serbisë, kompania u themelua vitin e kaluar dhe pronari i saj, Nikolay Levin, është shtetas rus, raportoi Voa.
Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Levin është po ashtu pronar i “LLC Mayak” dhe se ai përdori “një rrjet kompanish për të ndihmuar importin e materialeve industriale, elektronikës dhe mallra të tjera në Rusi”. Por, ai dihet se është pronar edhe i disa kompanive të tjera.
“Mayak” veçse është nën sanksionet amerikane nga viti i kaluar.
Rruga Press