Bota

SHBA-ja po shënon mesatarisht 100,000 raste ditore me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shënuar mesatarisht 100,000 raste të reja me COVID-19 brenda ditës, duke iu kthyer kështu shifrave të dimrit të kaluar.

Numri i rasteve ditore pozitive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte rreth 11,000, gjatë muajit qershor. Ndërkaq tani, ky numër ka shkuar në 107,143.

Numrin më të madh të rasteve ditore SHBA-ja e kishte parë në janar të këtij viti, me rreth 250,000 sosh. Rastet kishin rënë dukshëm në qershor, mirëpo vetëm një muaj më vonë, në fillim të gushtit, ato janë rritur sërish, duke kaluar shifrën 100,000.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Kjo rritje e rasteve me COVID-19 po ndodh pavarësisht se SHBA-ja tashmë ka vaksinuar më shumë se 70% të të rriturve.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, edhe numri i vdekjeve brenda një dite si pasojë e koronavirusit është rritur në dy javët e fundit. Nga 270 raste të vdekjes që ishin shënuar para dy javësh, ky numër tani ka shkuar në afërsisht 500.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Varianti Delta i virusit është duke u shpërndarë në mënyrë të shpejtë në mesin e njerëzve të pavaksinuar, sidomos në jug të SHBA-së, ku raportohet se spitalet tashmë janë të mbingarkuara./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *