Bota

ShBA-ja po e shtyn Ukrainën t’i tërheqë trupat nga Donbasi e të krijohet “zonë e lirë ekonomike” – Zelenski: Nuk është plan i drejtë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  po e shtyjnë Ukrainën t’i tërheqë trupat nga Donbasi dhe të krijojë “një zonë të lirë ekonomike” në pjesët e rajonit që Kievi i kontrollon, tha të enjten presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton “The Guardian”. 

Më parë SHBA-ja kishte sugjeruar që Ukraina t’ia dorëzonte Rusisë pjesët e Donbasit që ende i kontrollon, por tani Washingtoni ka sugjeruar një version në të cilin trupat ukrainase do të tërhiqeshin, por trupat ruse nuk do të përparonin në këtë territor, tha Zelensky. 

Lexo më shumë  Momenti kur një tanker rus goditet nga dronë detarë

“Kush do ta qeverisë këtë territor, të cilën ata e quajnë një ‘zonë të lirë ekonomike’ ose ‘zonë të demilitarizuara’, ata nuk e dinë”, tha presidenti ukrainas, duke folur me gazetarët në Kiev të enjten. 

Zelensky tha se Ukraina nuk beson se plani është i drejtë pa pasur garanci se trupat ruse nuk do ta marrin zonën pas tërheqjes së trupave ukrainase. 

“Nëse trupat e njerës palë duhet të tërhiqen dhe pala tjetër qëndron aty ku është, atëherë çfarë do t’i pengojë këta trupa të tjerë, rusët? Apo çfarë do t’i ndalojë ata të masohen si civilë dhe të marrin kontrollin e kësaj zone të lirë ekonomike? E gjithë kjo është shumë serioze. Nuk është fakt që Ukraina do të binte dakord me këtë, por nëse po flasim për një kompromis, atëherë duhet të jetë një kompromis i drejtë”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Jemi objektivi i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik - Rrisni prodhimin për mbrojtjen me shpejtësi

Ai tha se nëse Ukraina do të binte dakord për diçka të tillë, do të duheshin zgjedhje ose një referendum për ta ratifikuar atë. 

Rruga Press

YouTube player