Lajme

SHBA-ja përsërit qëndrimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Këshilltari i Departamentit të Shtetit i SHBA-së, Derek Chollet, ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi me kryeministrin Albin Kurtin.

Ai ka thënë se progresi në dialog është çelësi i Kosovës drejt të ardhmes evropiane.

“Ishte kënaqësi ta takoja kryeministrin e Kosovës Kurtin dje për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, shkroi ai në Twitter.

Lexo më shumë  Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi i Kurtit me Vuçiqin, Asociacioni s’është në rend dite

Chollet falënderoi Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe përsëriti “përkushtimin e prerë të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Kurti ka qëndruar për disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fillimisht pati shkuar me presidentin Vjosa Osmani atje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, me ftesën e familjes së saj.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së

Në SHBA, Osmani dhe Kurti kanë takuar edhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *