SHBA-ja ofron raketat Naval Strike – Anijet ruse duhet të dëbohen nga territori detar ukrainas
Zyrtarët amerikanë po planifikojnë të armatosin ushtrinë ukrainase me raketa të avacuara detare, raporton Reuters.
Duke cituar zyrtarë të administratës së Bidenit, raporti thotë se Shtëpia e Bardhë mund t’i ofrojë Kievit Boeing Harpoon dhe raketa Naval Strike kundër Flotës ruse që po bllokon portet e Ukrainës.
Zyrtarët britanikë kanë thënë se rreth 20 anije të marinës ruse, duke përfshirë nëndetëse, janë aktive në rajon.
Armët mund të ndihmojnë që anijet ruse të largohen nga territori dhe të rifillojnë dërgesat e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore.
Raketat kanë një kosto prej 15 milion dollarësh për hedhje, me një rreze veprimi 300 km dhe janë projektuar si raketa deti. Kjo nënkupton që Ukraina do të ketë vështirësi për të gjuajtur me to nga deti.
Rruga Press