Shëndetësi

SHBA-ja nis vaksinimin e fëmijëve të moshave 5-11 vjeç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur të mërkurën vaksinimin e fëmijëve të moshave 5-11 vjeç kundër COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 28 milionë fëmijë të këtyre moshave të cilët do të mund të vaksinohen për të fituar mbrojtje nga virusi.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka rekomanduar të martën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për fëmijë të këtyre grupmoshave, pasi e njëjta ishte rekomanduar paraprakisht nga Administrata e Ushqimit dhe Barërave (FDA).

Derisa rreth 58% e amerikanëve tashmë janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, fëmijëve nën 12 vjeç deri më tani nuk i është lejuar vaksinimi. Mirëpo, varianti Delta i koronavirusit ka bërë që mijëra fëmijë të hospitalizohen, dhe kjo përbën deri në 25% të rasteve në SHBA.

Vaksina, e cila është treguar efektive më shumë se 90% në parandalimin e infektimit te fëmijët, ofron zvogëlimin e mundësisë për karantimin ose mbylljen e shkollave.

Deri më tani, në SHBA është aprovuar vetëm vaksina Pfizer për përdorim te fëmijët nën moshën 12-vjeçare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *