Bota

SHBA-ja nis sulme të reja ndaj militantëve Houthi në Jemen

Forcat amerikane kanë sulmuar një raketë kundër anijeve të lëvizjes rebele Houthi në Jemen, duke theksuar se kjo raketë ishte bërë gati që të lëshohej të shtunën.

Sulmi i Shteteve të Bashkuara u krye disa orë pasi rebelët, që mbështeten nga Irani, sulmuan një cisternë britanike në Gjirin e Adenit, me municion të ngjashëm.

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme të përbashkëta për të reduktuar aftësinë e Houthëve për të sulmuar anijet që kalojnë përmes një rruge kyçe në Detin e Kuq. Rebelët kanë thënë se sulmet ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po zhvillon luftë me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Uashingtoni po ashtu ka kryer një sërë sulmesh të njëanshme ajrore, por Houthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se ka kryer edhe një sulm në orët e para të së shtunës ndaj “një rakete të Houthëve kundër anijeve që synonte Detin e Kuq dhe që rebelët ishin bërë gati që ta lëshonin”.

“Forcat sulmuan dhe shkatërruan raketën në vetëmbrojtje”, tha komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ende nuk ka konfirmim për këtë sulm nga SHBA-ja dhe Britania, ndërkaq Houthët nuk kanë dhënë detaje për madhësinë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet.

Një ditë më herët, një cisternë nafte britanike, e emëruar Marlin Luanda, u sulmua me raketa nga Houthët, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree, duke pretenduar se si pasojë e sulmit, anija u dogj.

Komanda Qendrore amerikane më pas konfirmoi sulmin, duke theksuar se anija ka raportuar për dëme, por nuk është raportuar për të plagosur apo viktima.

Rruga Press

YouTube player