Bota

SHBA-ja ndan 750 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të jenë vendi që më së shumti ka ndarë ndihma ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Së fundi, Joe Biden ka marrë vendim që të ndihmojë shtetin ukrainas me pajisje ushtarake në vlerë të 775 milionë dollarë.

Pas këtij vendimit ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e ka falënderuar kolegun amerikan, Joe Biden për paketën e fundit të ndihmës ushtarake.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Unë e vlerësojë shumë ndihmë ushtarake amerikane në shumën prej 775 milionë dollarësh. Faleminderit president, për marrjen e këtij vendimi. Ne kemi ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm për të mposhtur agresorin. Ukraina do të jetë e lirë”, shkroi Zelensky në Twitter.

Pak më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se që nga ardhja e administratës së re të udhëhequr nga presidenti Biden, Uashingtoni ka dhënë 10.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ndryshe, Britania e Madhe është vendi i dytë që e ka ndihmuar më së shumti ushtarakisht Ukrainën që prej 24 shkurtit kur ka filluar pushtimi i Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *