SHBA-ja miratoi dërgimin e shumës masive për Ukrainën
Senati amerikan ka miratuar një projektligj të ri prej 40 miliard dollarësh si ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Kjo është paketa më e madhe e ndihmës emergjente deri tani për Ukrainën.
Paketa e çon ndihmën totale të SHBA-së në 50 miliard dollarë, duke përfshirë dhe 6 miliard dollarë asistencë sigurie si trajnime, pajisje, e armë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e vlerësoi paketën e ndihmës si një kontribut të rëndësishëm të SHBA-së për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Europë dhe botë.
Rruga Press