Lajme

SHBA-ja me ambasadore të re në Shkup

SHBA-ja do të emërojnë ambasadore të re për në Maqedoninë e Veriut. Angela Price Ageler do të zëvendësojë ambasadoren aktuale të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Burns.

Shtëpia e Bardhë shpalli një listë me emra që Presidenti Joe Biden ka nominuar për ambasadorë të SHBA-së në disa vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut, ku gjendet edhe emri i diplomates Ageler.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ajo është një diplomate karriere, që edhe më parë ka punuar në Ambasadën Amerikane në Shkup si zyrtare për marrëdhënie me publikun, në periudhën kur Reeker dhe Wohlers ishin ambasadorë. Deri tani Ageler ka qenë ambasadore dhe zv/ambasadore në Islamabad, Pakistan.

Ajo ka shërbyer më parë si këshilltare për marrëdhëniet me publikun në Ambasadën Amerikane në Paris, Francë dhe ka shërbyer në misione diplomatike në ambasadat e SHBA në Burkina Faso, Hungari, Vietnam dhe Konsullatën në Chennai, Indi.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ambasadorja Ageler përveç gjuhës angleze, flet edhe frëngjisht, maqedonisht dhe hindu. Pas konfirmimit të nominimit të saj në Senat, ajo do të zëvendësojë ambasadoren e deritanishme Kate Marie Burns, e cila erdhi në këtë detyrë në maj të vitit 2019. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *