SHBA-ja kundërpërgjigjet, kryen sulme në Siri
SHBA-ja ka thënë se ka goditur dy objekte në lindje të Sirisë, siç ka thënë, ato përdoreshin nga forcat iraniane dhe grupe të lidhura me to.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se “sulme precize vetëmbrojtjeje” u kryen për të mbrojtur personelin amerikan në Irak dhe Siri, dhe ishin në përgjigje të sulmeve të fundit nga grupet militante të mbështetura nga Irani, raportoi BBC.
“Këto sulme të lidhura me Iranin kundër forcave amerikane janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. Irani dëshiron të fshehë duart duke mohuar rolin e tij në këto sulme kundër forcave tona. Ne nuk do t’i lëmë”, ka thënë ai duke shtuar se masa të tjera do të merren nëse vazhdojnë sulmet kundër trupave amerikane.
Sulmet e SHBA-së ishin “të ndara nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, dhe nuk paraqet ndryshim në qasjen tonë”, shtoi Austin.
Rruga Press