Bota

SHBA-ja konfirmon se Blinkeni dhe Austini takuan Zelenskyn në Kiev

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, udhëtuan te djelën drejt Kievit për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkruar të hënën BBC-ja.

Një zyrtar ukrainas të dielën në mbrëmje tha se Blinkeni ishte në Ukrainë, por SHBA-ja refuzoi të komentonte.

Lexo më shumë  Ministri ukrainas në Dubrovnik: Mund të ketë një luftë të re

Konfirmimi zyrtar u bë në kohën kur dy diplomatët amerikanë lëshuan territorin ukrainas, shkruan tutje BBC-ja.

Gjatë takimit në Kiev, Blinkeni përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë financim ushtarak për të ndihmuar luftën kundër Rusisë. Në fakt, SHBA-ja i ka dhënë tashmë 3.4 miliardë dollarë Ukrainës që nga nisja e luftës më 24 shkurt.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Përveç presidentit Zelensky, Blinkeni dhe Austini u takuan edhe me ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, dhe ministrin e Brendshëm, Denys Monastyrsky, raportoi CNN-i, duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *