Bota

ShBA-ja kap anijen cisternë ruse të naftës pranë Islandës dhe një cisternë të dytë në Karaibe

Një cisternë nafte me flamur rus, e lidhur me Venezuelën, është kapur pranë Islandës të mërkurën.

Komanda Evropiane e ShBA-së, thotë se Departamenti i Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare i SHBA-së ka “njoftuar sot sekuestrimin e M/V Bella 1 për shkelje të sanksioneve të ShBA-së”.

“Anija u sekuestrua në Atlantikun e Veriut në përputhje me një urdhër kapjeje të lëshuar nga një gjykatë federale amerikane, pasi u gjurmua nga USCGC Munro”, thuhet në një postim në X.

Lexo më shumë  Starmer pas arrestimit të ish-princit Andrew: Askush nuk është mbi ligjin

Po ashtu, Ushtria amerikane lajmëroi se ka sekuestruar në Karaibe një cisternë të dytë nafte të lidhur me Venezuelën.

“ShBA-ja ka sekuestruar një cisternë të dytë nafte, këtë herë në detin e Karaibeve”, thuhet në një njoftim të Komandës Jugore të ShBA-së.

Anija, një “cisternë motorike pa shtetësi dhe e sanksionuar e flotës së errët”, u kap në një operacion para agimit, ka bërë të ditur ushtria.

Lexo më shumë  Kievi parandalon komplotin rus për të vrarë zyrtarë të lartë ukrainas

“Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe po kryente aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve”, ka thënë ushtria amerikane.

“Roja Bregdetare e ShBA-së po shoqëron M/T Sophia në ShBA për asgjësimin përfundimtar”, thuhet më tej në deklaratë.

YouTube player