Bota

SHBA-ja i dërgon “dronë vrasës” Ukrainës për ta ndihmuar kundër rusëve

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të dërgojnë ndihma të reja në Ukrainë që të mbrohet nga rusët në një të ardhme të afërt. Sipas informacioneve, arma e re e Uashingtonit që do t’i jepet Kievit janë të ashtuquajturit dron-vrasësit Switchblade, të cilët janë të armatosur me koka luftarake që shkatërrojnë edhe tanke.

Sipas Bloomberg, armët e reja Switchblade-600 janë pjesë e ndihmës ushtarake prej 300 milionë dollarësh nga Pentagoni. Sipas informacioneve, dronët “vdekjeprurëse” nuk do të dërgohen në Ukrainë nga arsenali amerikan, por do të porositen nga prodhuesi dhe më pas do të dorëzohen në Kiev.

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

Shtëpia e Bardhë tha më 16 mars se do të furnizonte 100 dronë si pjesë e një pakete armësh dhe pajisjesh prej 800 milionë dollarësh të marrë nga rezervat amerikane.

Por këto sisteme janë versionet 2.5 kg të “serisë 300” që janë krijuar për të sulmuar automjetet personale dhe të lehta. Switchblade 300s “small” mund të fluturojë rreth gjashtë 10 kilometra dhe të rri pezull mbi një objektiv për rreth 15 minuta, sipas një buletini nga AeroVironment Inc.

Lexo më shumë  Me mbështetjen nga BE, Ukraina dhe Rumania bashkëpunojnë për prodhimin e dronëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *