BotaKryesore

SHBA-ja godet hakerat iranianë

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin nga Irani për “operacione psikologjike”, për të synuar kritikët e regjimit dhe për të shpërndarë propagandë terroriste.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë përdorte këto faqe për të postuar të dhëna të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, përfshirë Shqipërinë disa kohë më parë, dhe për të nxitur vrasjen e gazetarëve, disidentëve dhe personave izraelitë, shkruan CNN.

Një nga portalet kishte lidhje me “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i përshkroi lajmet e publikuara aty si propagandë iraniane.

Lexo më shumë  Peci njofton subvencion për fermerët: 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi  tha se “propaganda terroriste online mund të nxisë dhunë në botën reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, shtoi se “FBI-ja do të ndjekë çdo aktor pas këtyre kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike dhe do të përdorë të gjithë fuqinë e ligjit amerikan kundër tyre”.

Sekuestrimi i faqeve vjen një javë pas dy sulmeve në qytete të ndryshme amerikane: një sulm në Universitetin Old Dominion në Norfolk, Virginia, dhe një tjetër në Temple Israel në West Bloomfield Toënship, Michigan. Të dyja po hetohen si akte terroriste.

Lexo më shumë  Turistët braktisin Shqipërinë/ Bien importet e mallrave të akcizës në dymujor

Departamenti i Drejtësisë tha se faqet e sekuestruara postonin foto, emra dhe informacione të ndjeshme për 190 persona të lidhur me qeverinë izraelite, së bashku me kërcënime dhe paralajmërime. Faqet ishin gjithashtu të përfshira në sulme të tjera kibernetike dhe thirrje për vrasje ndaj personave iranianë.

Rruga Press

YouTube player