ShBA-ja fuqia më e madhe ushtarake në botë/ Ja ku rënditen Shqipëria dhe Kosova
Nga 145 shtete të botës, Kosova renditet e 134-a për nga fuqia ushtarake, sipas një raporti të GlobalFirepower, duke u ngritur me pesë vende në radhitje.
Në këtë ranglistë, nga shtetet e Ballkanit, më e forta është Greqia, e renditur në vendin e 30, pasuar nga Rumania që renditet e 47-a, Serbia e 58-a, Bullgaria e 59-a, Kroacia e 69-a, Sllovenia e 86-a, Shqipëria e 91-a, Maqedonia e Veriut e 108-a, Mali i Zi i 108-i dhe Bosnja dhe Hercegovina e 133-a.
Ndërsa, sipas Global Firepower, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fuqishme në botë, pasuar nga Rusia, Kina, India dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ky raport që ka nisur të vlerësojë shtete nga 2006-a, përfshin vlerësimin e shumëllojshmërisë së armëve, të fuqisë punëtore, deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare.
Të paktën 50 faktorë përfshihen në vlerësimin e fuqisë së shteteve.




Rruga Press