SHBA-ja e Perëndimi nesër me sanksione të reja kundër Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koordinim me vendet e G7-s dhe Bashkimit Evropian, të mërkurën do të shpallin paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, sipas një zyrtari të administratës Joe Biden, shkruan CNN.
“Paketa do të jetë gjithëpërfshirëse, do të imponojë kosto të konsiderueshme për Rusinë dhe do ta dërgojë edhe më tej drejt izolimit ekonomik, financiar dhe teknologjik”, ka thënë ky zyrtar.
Paketa e re e sanksioneve do të ndalojë të gjitha investimet e reja në Rusi, do të rrisë sanksionet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe do të sanksionojë zyrtarët e qeverisë ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre.
“Këto masa do të degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëme akute dhe të menjëhershme ekonomike mbi Rusinë dhe do të mbajnë përgjegjës kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit”, ka deklaruar zyrtari. “Këto masa do të merren në hap me aleatët dhe partnerët tanë, duke demonstruar vendosmërinë dhe unitetin tonë në vendosjen e kostove të paprecedentë ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës”.
Rruga Press