Bota

SHBA-ja e konfirmon komunikimin me Rusinë për Ukrainën

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se kanalet e komunikimit midis Washingtonit dhe Moskës mbeten të hapura pavarësisht luftës në Ukrainë.

Duke folur në New York, Sullivan tha se është “në interesin” e SHBA-së që t’i ruajë kontaktet me Kremlinin, raportoi BBC-ja të martën.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Shtëpia e Bardhë refuzoi të mohojë raportet se Sullivan ka udhëhequr bisedimet me Rusinë për të parandaluar një përshkallëzim bërthamor në Ukrainë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Wall Street Journal raporton se Sullivan ka zhvilluar diskutime konfidenciale me homologun e tij rus, sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, dhe ndihmësin e lartë të Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, gjatë disa muajve të fundit.

Zyrtarë të lartë i thanë gazetës se zyrtarët amerikanë e rusë kishin diskutuar mënyrat për t’u mbrojtur nga rreziku i përshkallëzimit bërthamor në luftën në Ukrainë, por nuk ishin angazhuar në asnjë negociatë rreth mënyrave për t’i dhënë fund konfliktit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Muajin e kaluar, Sullivan tha se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kishte “pasoja katastrofike për Rusinë”.

Javën e kaluar, Washington Post raportoi se zyrtarë të lartë amerikanë i kanë kërkuar Kievit të jepte një shenjë për të zhvilluar negociata me Rusinë dhe të hiqte dorë nga refuzimi publik për të diskutuar një fund të luftës ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin mbetej në pushtet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *