SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë dronët e pakapshëm “fantazmë”
“Dronët fantazmë” do të jenë pjesë e paketës më të fundit të armëve që SHBA-ja po dërgon në Ukrainë.
Dronët u zhvilluan nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe quhen ashtu sepse shkatërrohen pas një përdorimi të vetëm, raporton Sky News të premten.
Amerika dhe aleatët e saj kanë shtuar dërgesat e armëve në Kiev përpara ofensivës së shpallur të Rusisë në Ukrainën lindore, derisa Moska përpiqet ta shpëtojë fushatën e saj gati dy mujore.
Pentagoni konfirmoi se rreth 120 sisteme ajrore pa pilot, të ashtuquajtura “Phoenix Ghost” do t’i jepeshin Ukrainës si pjesë e paketës së re të ndihmës prej 1.3 miliardë dollarësh të bërë të ditur së fundmi nga presidenti, Joe Biden.
Rruga Press