Bota

SHBA-ja dhuron 300 mln dollarë shtesë për sigurinë e Ukrainës

SHBA-ja ka bërë të ditur se do të sigurojë 300 milionë dollarë shtesë ndihmë për sigurinë për Ukrainën, raporton BBC të shtunën.

Paketa më e fundit përfshin sisteme raketash të drejtuara me lazer, dronë taktikë, syze për shikimin e natës, mitralozë dhe furnizime mjekësore.

Kjo do të thotë që SHBA-ja ka dhuruar 1.6 miliardë dollarë për Kievin që nga fillimi i luftës më shumë se pesë javë më parë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Në një deklaratë, Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se financimi i ri “përfaqëson fillimin e një procesi kontraktimi për të ofruar aftësi të reja për Forcat e Armatosura të Ukrainës”.

Gjithashtu të premten, Departamenti i Tregtisë vendosi sanksione ndaj 120 njësive në sektorët e mbrojtjes, hapësirës ajrore dhe detare ruse dhe bjelloruse.

“Vendimi i Vladimir Putinit për të sulmuar Ukrainën e ka izoluar vendin dhe ekonominë e tij nga tregtia globale dhe veprimi i sotëm e çon më tej atë izolim”, ka deklaruar të premten Sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *