Bota

SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë bisedime informale bërthamore për herë të parë në pesë vjet

SHBA-ja dhe Kina kanë rifilluar bisedimet gjysmëzyrtare të armëve bërthamore në mars për herë të parë në pesë vjet, me përfaqësuesit e Pekinit që deklaruan se nuk do të kërcënojnë Tajvanin me sulme atomike.

Ndërsa tani janë publikuar detaje nga takimi temë kyçe e të cilit ishte shqetësimi se Kina mund të përdorë dhe kërcënojë me armë bërthamore nëse përballet me disfatë në një konflikt me Tajvanin.

“Ata thanë se ishin absolutisht të bindur se janë në gjendje të mbizotërojnë në një luftë konvencionale mbi Tajvanin pa përdorur armë bërthamore”, tha studiuesi David Santoro, organizatori amerikan i bisedimeve të Track Two.

Pjesëmarrësit në bisedimet e Track Two ishin ish-zyrtarë dhe akademikë, të cilët nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në qeveri.

Siç raportohet, Uashingtoni është përfaqësuar nga rreth gjysmë duzine delegatësh, duke përfshirë ish-zyrtarë dhe studiues, në sallën e konferencave në një hotel në Shangai.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putini pranon se marina është e pambrojtur

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se bisedimet e Track Two mund të jenë “të dobishme”.  Por, diskutime të tilla nuk mund të zëvendësojnë negociatat formale.

Të dy vendet rifilluan bisedimet e Track One mbi armët bërthamore në nëntor të vitit 2023, por ato negociata kanë ngecur që atëherë, me një zyrtar të lartë amerikan që shprehu publikisht zhgënjimin për reagimin e Kinës.

Kjo pasi Kina kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për të vënë nën kontrollin e saj Tajvanin dhe gjatë katër viteve të fundit ka rritur aktivitetin ushtarak rreth ishullit, shkruan Reuters.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka vlerësuar vitin e kaluar se Pekini ka 500 koka bërthamore operacionale dhe ndoshta do të nxjerrë më shumë se 1,000 deri në vitin 2030.

Kjo krahasohet me 1,770 dhe 1,710 koka operative të dislokuara nga SHBA-ja dhe Rusia respektivisht.

Lexo më shumë  Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Por, zyrtarja e lartë e kontrollit të armëve të SHBA-së, Bonnie Jenkins, i tha Kongresit se Kina nuk i ishte përgjigjur propozimeve për reduktimin e rrezikut të armëve bërthamore që Uashingtoni ngriti gjatë bisedimeve zyrtare të vitit të kaluar.

“Refuzimi i Pekinit për t’u përfshirë në mënyrë thelbësore në diskutimet mbi ndërtimin e tij bërthamor ngre pyetje rreth politikës së tij tashmë të paqartë të deklaruar dhe doktrinës së tij bërthamore më gjerësisht”, tha Departamentit i Shtetit.

Ndryshe, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia nënshkruan vitin e kaluar një marrëveshje për të ndarë teknologjinë e nëndetëseve bërthamore dhe për të zhvilluar një klasë të re varkash, ndërsa Uashingtoni tani po punon me Seulin për të koordinuar përgjigjet ndaj një sulmi të mundshëm atomik.

Politika e Uashingtonit për armët bërthamore përfshin mundësinë e përdorimit të tyre nëse parandalimi dështon, megjithëse Pentagoni thotë se do ta konsideronte këtë vetëm në rrethana ekstreme.

YouTube player