Bota

SHBA-ja beson që Kievi mund të pushtohet që sonte nga rusët

Analiza nga një grup udhëheqësish ushtarak amerikan sugjeron se forcat ruse po përgatiten për një sulm ndaj Kievit në ditët në vijim, dhe kjo pritet të nisë që sonte.

Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të kryeqytetit.

Vlerësimi i lëshuar në orën 20:00 të mbrëmjes së kaluar me orën e Mbretërisë së Bashkuar, sugjeroi se sulmi do të ndodhte “në 24-96 orët e ardhshme”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Rusët po sjellin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketore për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar mbrojtësit përpara një sulmi të tillë”, thuhet në deklaratë.

Analiza tregon se operacioni mund të sinjalizojë një moment kyç në pushtimin e Putinit, duke pasur parasysh mungesën e sigurisë nëse ndonjë përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit do të ishte apo jo i suksesshme.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Është shumë herët për të vlerësuar efektivitetin e mundshëm të çdo përpjekjeje ruse për të përfunduar rrethimin e Kievit ose për të pushtuar qytetin në këtë kohë”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *