Lajme

ShBA-ja bën thirrje në OKB për mbylljen e UNMIK-ut: S’ka arsye që Kosova të trajtohet më 2026 sikur të ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshill të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka përsëritur qëndrimin e ShBA-së për mbylljen e misionit të UNMIK-ut.

Ajo ka thënë se udhëheqja nga institucionet e Kosovës dhe prania ndërkombëtare shpie në drejtimin e njëjtë se UNMIK-ut i ka ardhur fundi.

“UNMIK-u është krijuar më 1999 në bazë të Rezolutës 1244 për të ofruar një prani ndërkombëtare për të ndihmuar në stabilizimin e mjedisit pas luftës në Kosovë. Ky ka qenë moment tjetër, mision tjetër dhe Kosova ka qenë vend tjetër. Tani kjo nuk është realiteti në terren. Nuk ka arsyetim që Kosova të trajtohet më 2026 sikur ë ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon. UNMIK-u nuk luan më rol as qeverisës, as ushtarak e as të ndërmjetësimit. Nuk po adreson as sigurinë e as paqeruajtjen dhe nuk po e avancon as normalizimin”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Protestë para Prokurorisë së Shkodrës, banorët e Baks-Rrjollit: Dosja prej një viti pa zgjidhje

Ajo u ka kërkuar shteteve që financojnë UNMIK-un që të pyesin veten se për çka po paguajnë në këtë mision.

Rruga Press

YouTube player