Bota

SHBA-ja akuzon Rusinë për shthurje dhe brutalitet

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se ka vepruar me “shthurje” në pushtimin e tij në Ukrainë, raporton BBC të shtunën.

Zëdhënësi John Kirby, u bë emocional teksa pyeti se si dikush “i moralshëm” mund të justifikonte mizoritë e kryera nga Rusia.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të premten se ishte ende i hapur për bisedimet e paqes me Putinin. Por ai tha se ekzistonte një rrezik i lartë që kjo do të binte poshtë për shkak të agresionit rus.

Lexo më shumë  Rutte thirrje anëtareve të NATO-s: Kaloni shpenzimet ushtarake mbi 2%

Duke folur për mediat polake, Zelensky tha se donte të takonte Putinin sepse “një njeri i vetëm vendos gjithçka” në Rusi.

“Por shkatërrimi i lënë nga forcat ruse në zonat e pushtuara e ka bërë çdo diskutim të dobët”, ka thënë ai.

“Pas Buchas dhe Mariupolit njerëzit thjesht duan t’i vrasin. Kur ka një qëndrim të tillë, është e vështirë të flitet për ndonjë gjë”, ka shtuar Zelensky.

Lexo më shumë  Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Të enjten, Ukraina tha se ka zbuluar 10 ushtarë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha – një periferi në veri të Kievit ku u vranë të paktën 400 civilë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *