Lajme

SHBA e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në sektorin e energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

E para e ME-së i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe e përgëzoi atë për detyrën e re të cilën ka marrë përsipër.

“Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Hovenier kanë biseduar rreth objektivave të Ministrisë së Ekonomisë me theks të veçantë në sektorin e energjisë, si dhe bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në këtë sektor”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Në prag të ndeshjes, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”

Tutje, në njoftim thuhet se Ambasadori Hovenier shprehi vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar mbështetjen për Republikën e Kosovës në zhvillimin e këtij sektori.

Në fund, Ministrja Rizvanolli ka falënderuar Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë sektor që nga marrja e mandatit, e veçanërisht në hartimin e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031, përfshirë këtu edhe kontributin nga ana e agjencive shtetërore dhe organizatave të SHBA-ve të cilat funksionojnë në Kosovë.

Lexo më shumë  Hakmarrje për misrin serb kancerogjen - Serbia bllokon kamionët me fruta-perime nga Shqipëria

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *