Lajme

SHBA do të dërgojë një këshilltar special për hetime në Ballkanin Perëndimor

Qeveria e SHBA-së do të emërojë Këshilltarin e Përhershëm Ligjor (RLA) për të rritur kapacitetin për hetime, ndjekje penale dhe gjykime në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë dhe Kosovën, raporton Kosova Press. Këshilltari do të veprojë nga Zagrebi dhe ndihma do të fokusohet kryesisht në mashtrimin e prokurimeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Lexo më shumë  Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar

Shpallja e cila ishte e hapur për të interesuarit, ka skaduar më 13 dhjetor dhe Këshilltari i Përhershëm Ligjor do të punojë për një periudhë 14 mujore, duke filluar nga prilli 2022, me mundësi vazhdimi, në varësi të disponueshmërisë së fondeve. Siç theksohet, Këshilltari i Përhershëm Ligjor do të caktohet në Ambasadën Amerikane në Zagreb dhe do të punojë në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *