Bota

SHBA: Do bëjmë gjithçka për të nxjerrë drithërat nga Ukraina

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby i tha CNN se presidenti rus Vladimir Putin ka ‘armatosur’ ushqimin me pushtimin e tij në Ukrainë.

Kirby tha se administrata e presidentit amerikan Joe Biden dhe vendet partnere po punojnë për të kapërcyer një bllokadë eksporti që po shkakton një mungesë globale të ushqimit.

Absolutisht Putin ka armatosur ushqimin dhe ne po punojmë shumë me komunitetin ndërkombëtar dhe OKB-në për të gjetur mënyra për të qenë në gjendje ta nxjerrim atë drithë në tregun ku i takon”, tha Kirby në një intervistë për CNN.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Bllokada e eksporteve të Rusisë, pranoi Kirby, “do të ketë një ndikim global”.

“Ne do të ndiejmë një pjesë të kësaj ndoshta edhe këtu, kjo është arsyeja pse ne po punojmë kaq shumë në përpjekjen për të gjetur rrugë alternative për të nxjerrë një pjesë të atij gruri,” tha ai.

Në fillim të kësaj jave, CNN raportoi se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shtyjë deri në 49 milionë njerëz drejt urisë për shkak të ndikimit të saj shkatërrues në furnizimin dhe çmimet globale të ushqimit.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Përfundimi në fjalë ka ardhur nga vlerësimet e OKB-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *