Bota

SHBA: Disa qytete rikthejnë kufizimet për shkak të “Delta”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19 kryesisht të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit. Me synimin për të ulur numrin e infeksioneve në disa zona autoritetet kanë filluar t’u rikthehen masave kufizuese, sikurse mbajtja e maskave.

Në qytetin Los Anxhelos të shtetit të Kalifornisë, autoritetet urdhëruan përdorimin me detyrim të maskave në ambjentet e brendshme publike, një vendim që hyri në fuqi të shtunën, por sherifi i këtij qarku tha se vendimi i Departamentit të Shëndetit Publik nuk “mbështetej në shkencë” dhe se departamenti i tij nuk do ta zbatonte atë.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

“Të detyrosh të vaksinuarit dhe ata që tashmë janë prekur nga COVID-19 të mbajnë maska në ambjente të brendshme, nuk mbështetet nga shkenca dhe është në kundërshtim me udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)”, shkruante sherifi i Los Anxhelosit Alex Villanueva, në një deklaratë në faqen e internetit të departamentit.

Nuk dihet ende se me çfarë pasojash mund të përballet zyra e sherifit lidhur me këtë deklaratë ku thekson refuzimin për të zbatuar urdhrin për mbatjen e detyruar të maskave.

Ndërkohë, Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale, një organizatë me qendër në Uashington dhe Londër, ka hartuar një raport ku identifikon mbi 10 subjekte “të cilët janë pasuruar duke përhapur dezinformata” në lidhje me vaksinat kundër COVID-19, shkruan voa.

Lexo më shumë  Putini godet Ukrainën për Krishtlindje, bombardon infrastrukturën energjetike – NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

Sipas grupit, 12 subjekte ekonomike operojnë hapur duke minuar publikisht besimin kolektiv tek mjekët, qeveritë dhe shkenca.

Grupi kritikonte platformat e njohura të medias sociale, si Facebook-un, Instagram-in e Twitter-in për qasjen që u kanë siguruar për vite me radhë njoftimeve të dezinformacionit.

Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dhe këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për çështje të shëndetësisë Dr. Vivek Murthy dënuan dezinformimin ndaj COVID-19 që është përhapur në të gjitha mediat sociale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *