Bota

SHBA dërgon miliona dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë 450 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën. Në këtë paketë përfshihen akoma më shumë sisteme raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë, kanë thënë dy zyrtarë për Reuters.

Kujtojmë se disa ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofruan 1 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Paketa përfshinte artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara të raketave.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s: Evropianët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, të mos shqetësohen për angazhimin e ShBA-së

Ndërsa njoftonte paketën, Joe Biden tha se i kishte konfirmuar homologut ukrainas Volodymyr Zelensky angazhimin e SHBA-ve për t’i qëndruar në krah Ukrainës “ndërsa ajo mbron demokracinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit të paprovokuar rus”. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë shton presionin mbi Kolumbinë për shkak të bosit serb të drogës, Trump kërkon ekstradimin e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *