Bota

SHBA bisedime me Ukrainën për dërgimin e sistemeve më të fuqishme të lëshimit të raketave

Zyrtarët ushtarakë amerikanë pranojnë se kanë zhvilluar disa herë bisedime me zyrtarë ukrainas lidhur me kërkesat e Kievit për armë të reja e më të avancuara, që mund të ndihmojnë në zmbrapsjen e forcave ruse në Donbas. Por ata nuk kanë pranuar të thonë publikisht se kur mund t’i dërgohen këto sisteme Ukrainës.

Kievi i ka bërë thirrje për javë të tëra Uashingtonit për sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara në SHBA, (MLRS), të cilat janë më të fuqishme dhe më të manovrueshme sesa sistemet e tjera të artilerisë që Uashingtoni dhe Perëndimi kanë ofruar deri më sot.

Lexo më shumë  “Do t’i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat Atacms të SHBA-së

Thirrjet u bënë edhe më të forta për shkak të përparimit të forcave ruse në Ukrainën lindore, çka zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes e kanë cilësuar si “përparim në rritje”, në një luftë ku është përdorur kryesisht artileri e rëndë e armë me rreze të gjatë veprimi.

Gjatë një komunikimi me gazetarët sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby tha se Uashingtoni është në dijeni të kërkesave të Ukrainës për sisteme raketash të shumëfishta, po shtoi se nuk mund të komentojë rreth një vendimi që nuk është marrë ende.

Zoti Kirby tha se SHBA-të po punojnë çdo ditë për të futur armatime në Ukrainë, të cilat po i ndihmojnë ukrainasit në betejën e tyre ndaj Rusisë.

Pavarësisht komenteve të vakta të sekretarit të Shtypit të Pentagonit, ka disa indikacione se zyrtarët amerikanë mund të jenë gati të dërgojnë në Ukrainë, sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara në SHBA, për të ndihmuar në frenimin e ofensivës ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *