SHBA/ “Bijtë e Shqipes” ngre flamurin shqiptar në bashkinë e Philadelphia
Shoqata shqiptare “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia ka njoftuar se do të organizojë disa aktivitete me rastin e 28 Nëtorit, ku më kryesori mbetet ngritja simbolike e flamurit shqiptar në Bashkinë e Philadelphias. Sipas njoftimit të shoqatës ky vit përmbledh disa përvjetorë të cilat do të kremtohen me aktivitete si: 90 vjetori i lindjes së Dritëro Agollit, 110 vjetori i lindjes së Migjenit si dhe 150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës.
Njoftimi i plotë
Të nderuar bashkatdhetar,
Në kuadër të festimeve të festave të mëdha të Nëntorit shoqata “Bijtë e Shqipes” Philadelphia ka programuar disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtij muaji; Ato janë si më poshtë vijon:
1) Aktivitet letrar në përkujtim të përvjetorit të lindjes së disa prej figurave të letërsisë shqiptare:
- 90 Vjetorin e lindjes së shkrimtarit e Poetit Dritëro Agolli:
- 110 Vjetorin e lindjes së Poetit e Shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
- 150 Vjetorin e lindjes së Poetit, shkrimtarit, përkthyesit e politikanit Gjergj Fishta
Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë me datë 13 Nëntor – Ora 6:30 PM në godinën e shoqatës:
2) Mayfair Thanksgiving Parade. Date 21 Nëntor 2021 ora 11:00 AM Frankord Ave, Northeast Philadelphia
3) Ceremonia e ngritjes në mënyrë ceremonial të flamurit tonë kombëtar në Bashkinë Philadelphia. Aktiviteti do të zhvillohet tek
Bashkia Philadelphia, datë 26 Nëntor 2021 Ora 11:00AM – 1:00 PM
4) Mbrëmja Jubilare me rastin e 109 Vjetorit të festës së Pavarësisë
Datë 27 Nëntor 2021 ora 6:00 PM “Cannstatter Volksfest Verein” Restaurant
Për secilin aktivitet do të ketë njoftime me informacion me te detajuar për oraret, vendin, programin etj.
Ju ftojmë të jeni pjese e këtyre aktiviteteve.
Këshilli drejtues i shoqatës