SHBA aprovon dozën e tretë të Pfizer dhe Moderna për të gjithë të rriturit
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka autorizuar të premten dozat përforcuese të vaksinave të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna për të gjithë të rriturit.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë kompanitë.
Më herët, dozat e treta ishin të autorizuara në SHBA për personat mbi 65 vjeç që kishin marrë dy doza Pfizer ose Moderna në gjashtë muajt e fundit.
Po ashtu, doza përforcuese ishte e aprovuar edhe për të rriturit që janë në grupet e riskut apo me sëmundje të rënda.
Pfizer dhe BioNTech kërkuan autorizim javën e kaluar bazuar në rezultatet e testeve të fazës së tretë në të cilën morën pjesë më shumë se 10,000 pjesëmarrës.
Sipas këtyre testeve, rezultoi se dozat e treta kamë të sigurta dhe se kanë një efikasitet prej 95 për qind kundër Covid-it simptomatik, krahasuar me skemën e vaksinave me dy doza në periudhën kur Delta ishte varianti dominues.
Moderna kërkoi autorizimin e dozës së saj përforcuese prej 50 mikrogramësh për të gjithë të rriturit të mërkurën.
Rruga Press