Lajme

Shasha: Vuçiqi ka krijuar një monstër, të përballet me pasojat, jo të japë dorëheqje

Mediat në Serbi kanë nisur të raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund të ofrojë dorëheqjen e tij nga ky post.

Sipas drejtorit të Institutit EPIK Demush Shasha, presidenti serb ka krijuar një monstër i cili tani mund të përpij edhe vet Vuçiqin.

Shasha tha se nuk mund të jap dorëheqje, pasi tani duhet të përballet me pasojat e politikës së tij ndër vite.

Postimi i plotë

Kur Vuçiqi kishte ardhur në pushtet në vitin 2012 përafrimi i Serbisë me politiken e jashtme dhe të sigurisë së BE-së qëndronte në 99%.

Sot pas dhjetë vitesh pushtetit të Vuçiqit përafrimi i Serbisë me politiken e jashtme dhe të sigurisë së BE-së qëndron në nivelin më të ultë historik prej 45%. Dhe kjo nuk është një situatë e “jashtëzakonshme” e krijuar nga “unikaliteti” i mos vendosjes së sanksioneve Rusisë. Jo, ky është rezultat i punës së zellshme dhjetë vjeçare të Vuçiqit për të larguar Serbinë nga BE-ja drejt Rusisë. Kjo konfirmohet më së miri nga rënia e vazhdueshme e përafrimit të Serbisë me politiken e jashtme dhe të sigurisë të BE-së:

2012: 99%

2013: 89%

2014: 62%

2015: 65%

2016: 59%

2017: n/a

2018: 52%

2019: 53%

2020: 56%

2021: 64%

2022: 45%

Prandaj, kur sot shohim popullaritetin e Putinit në Serbi nuk duhet të befasohemi, të kërkojmë shpjegime mistike apo edhe më pak të arsyetojmë Vuçiqin. Jo, Vuçiqi me sukses po korr rezultatet e punës së tij të zellshme. Problemi i vetëm është se ka qenë politikë e gabuar. Ka krijuar një monstër i cili tani mund të përpij edhe vet Vuçiqin. Prandaj, ai sot thotë dua të japi dorëheqje. Jo, tani duhet të përballet me pasojat.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *