KryesoreLajme

Sharka: Problemi i mungesës së tregjeve, është problemi që përsëritet në 5 vitet e fundit. Mungon industria agropërpunuese

Kryetari i  Shoqatës së Fermerëve të Shqipërisë, Eduart Sharka në një prononcim për Fax News u shpreh se e sheh të vonuar reagimin e deputetit Erion Braçe në Parlament për fermerët.

Sipas tij diversioni që Braçe bën në marrëdhënien fermer- grumbullues, është më shumë një tentativë për të shpëtuar qeverinë nga përgjegjësitë e saj.

“Problemi i mungesës së tregjeve, është problem që përsëritet në 5 vitet e fundit, për shkak se fermerëve u mungon orientimi se çfarë të mbledhin. Oferta është më e madhe nga kërkesa, si dhe mungon industria agropërpunuese.

Lexo më shumë  Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat

Fermerët nuk kanë kapacitete për të studiuar tregjet, të dhënat e tregjeve i kanë qeveritë. Ky është shkaku që sot përballemi me shalqi që nuk shitet, ku shume fermerë i kanë lënë në ara. Mungon bursa që të kemi një transparencë çmimesh.

Nuk mund të anashkalosh përgjegjësinë e qeverisë, duke ia vënë fajin kulakëve të sistemit të ri. Një fermer që dështon një sezon e ka të vështirë që të rimbjellë në sezonin tjetër.

Duke gabuar me dashje apo padashje, Erion Braçe ia vë fajin grumbulluesve, dhe jo qeverisë. Nuk mund të kujtohesh kaq vonë, kur ke qenë për një kohë të gjatë në pushtet, në debatin me ministren ai shfaqi dhe arsyen e vërtetë, që shkon te fermerët vetëm për të grumbulluar vota”, u shopreh Sharka.

Lexo më shumë  Von der Leyen pret liderët: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë

Kreu i shoqatës së fermerëve tha më tej se skemat e qeverisë për mbështetjen e qeverisë janë të pamjaftueshme, dhe të pamenduara. Sipas tij në paketën fiskale të këtij viti janë përgjysmuar fondet për Bujqësinë, në krahasim me të gjitha vendet e rajonit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *