KryesoreLajme

Shaip Kamberi: Qeveria e re e Serbisë përfaqëson vazhdimësinë e politikave të Vuçiqit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se qeveria e re serbe nuk sjell asnjë ndryshim thelbësor dhe përfaqëson vazhdimësinë e politikave të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ai ka kritikuar emërimin e Demo Berishës, shqiptar i afërt me pushtetin serb si ministër për të drejtat e njeriut, duke theksuar se ky veprim nuk reflekton interesat e komunitetit shqiptar.

Lexo më shumë  Organizata humanitare përfundon aktivitetin e saj në Gaza: Nuk ka furnizime

“Emërimi i një kandidati të afërt me pushtetin, pa legjitimitet përfaqësues te shqiptarët në Serbi, tregon se të drejtat e pakicave nuk janë prioritet. Kjo pozitë është më shumë për spektakël politik sesa për të sjellë përfshirje reale”, ka thënë ai.

Lidhur me qasjen e qeverisë së re ndaj Kosovës, Kamberi tha se mungon çdo sinjal për ndryshim dhe se  politika e mohimit të realitetit vazhdon.

“Kjo është një qeveri e vazhdimësisë. Në ekspozenë e mandatari nuk u përmend asnjëherë e drejta e pakicave, liria e shprehjes apo kriza politike, një mesazh shqetësues për të ardhmen”, ka thënë Kamberi.

Lexo më shumë  Murati: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë

Shaip Kamberi theksoi se qeveria e re nuk ka vullnet për të adresuar sfidat e vërteta demokratike në Serbi dhe se komuniteti shqiptar vazhdon të mbetet jashtë institucioneve vendimmarrëse, përkundër premtimeve të përsëritura për integrim të barabartë.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit