Lajme

Shaip Kamberi ngre shqetësimin se Serbia po bën presion ndaj drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ngritur disa shqetësime në lidhje me trajtimin e shqiptarëve nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Kamberi përmes një shënimi në Facebook thotë se policia e Serbisë ftesën për intervistim e paraqet si arrestim, ku sipas tij kjo mund të jetë mosdije profesionale, apo tendencë qëllimkeqe për frikësim.

Lexo më shumë  NATO: Shqipëria e Kroacia kanë të drejtë për marrëveshje mbrojtjeje me Kosovën

“Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar në polici ish-likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit”, ka shkruar Kamberi.

“Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimtë të shoqërimit deri në prokurori, të ish-drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij”.

Kamberi thotë se një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni politik, sidomos para zgjedhjeve.

“I gjithë ky spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i “arrestuar” doli të jetë shoqëruar vetëm për intervistim”.

Deputeti shqiptar në Serbi thotë se fjala është për tentativë të vazhdueshme të presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *