Shaip Kamberi i pranishëm në seancën mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë
Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Shqipërisë do të mbajnë një seancë të përbashkët më 20.12.2024.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, shefat e Grupeve Parlamentare të Shqipërisë dhe deputetë të tjerë, kanë arritur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Pos tyre, në sallë është i pranishëm edhe Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Paralamentin e Serbisë.


Në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Në agjendën e parashikuar të këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë homologia, Elisa Spiropali.
Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me fjalime të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.
Kjo është hera e dytë që Kuvendet e dy vendeve mbajnë seancë të përbashkët. Herën e kaluar, deputetët u bënë bashkë në ambientet e Kuvendit shqiptar për shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28.11.2022.
Rruga Press