Kuriozitete

Shahisti 16-vjeçar nga India mposht numrin një në botë, Magnus Carlsen

Që në moshën 10-vjeçare, ai kishte marrë titullin “mjeshtër”, duke thyer rekord në këtë sferë ndërsa u përball me norvegjezin Carlsen, numër 1 në renditjen botërore

Shahisti 16-vjeçar nga India, Rameshbabu Praggnanandhaa mposhti shahistin numër nje në botë, Magnus Carlsen në një turne.

Që në moshën 10-vjeçare, ai kishte marrë titullin “mjeshtër”, duke thyer rekord në këtë sferë, ndërsa u përball me norvegjezin Carlsen, numër 1 në renditjen botërore, në një turne online Kampionati Meltwater me shpërblim prej 1.5 milionë dollarë.

Lexo më shumë  Arkeologët zbulojnë një pjesë fytyre njerëzore të fosilizuar që daton mbi 1 milion vite më parë

Sportisti indian i cili në vitin 2018 u bë “mjeshtër i madh”, kundërshtarin 31-vjeçar me 5 kampionate botërore të fituara, e mundi me 39 lëvizje duke arritur një sukses të rëndësishëm.

Praggnanandhaa u bë sportisti më i ri që ka fituar Carlsen-in që nga viti 2013 kur u bë kampion botëror.

Sportisti norvegjez, më parë kishte humbur edhe ndaj mjeshtërve të mëdhenj indianë si Viswanathan Anand dhe Pentala Harikrishna.

Lexo më shumë  Arkeologët zbulojnë një pjesë fytyre njerëzore të fosilizuar që daton mbi 1 milion vite më parë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *