Sfidë e re për Navalny-in, çdo ditë detyrohet të dëgjojë këngë pro-Putinit
Alexei Navalny po përballet me një sfidë të re pasi autoritetet e burgut rus po e detyrojnë atë të dëgjojë këngë pro-Putin në orën 5 të mëngjesit çdo ditë.
Veçanërisht, rivali kryesor i Putinit tha se çdo mëngjes tani dëgjonte himnin kombëtar, më pas “I am Russian”, një këngë patriotike për Putinin.
Navalny u dënua me 19 vjet burg në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm. Paraprakisht, ai ishte dënuar edhe për mashtrim. Ai ka thënë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe organizatat për të drejtat e njeriut e cilësojnë atë si të burgosur politik.
Rruga Press