BotaKryesore

Serwer: Vuçiqi mashtron, nuk ndërpret lidhjet me Kremlinin dhe inkurajon politika proruse në Serbi

Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins ka komentuar nismën ushtarake të Kroacisë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe reagimet që pati Serbia pas kësaj nisme.

Serwer thotë se “gara e vetme” e armëve në rajon, është ajo që udhëheq Serbia për vite me radhë.

“Serbia nuk është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Vuçiq, thjesht, i mashtron diplomatët naivë”, thotë ai.

Lexo më shumë  Sveçla: Deklarata e Vulinit përbën kërcënim ndaj Republikës së Kosovës dhe kryeministrit të saj, Albin Kurti

Serwer shton se Beogradi vazhdon të refuzojë zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, si dhe t’i ofrojë mbështetje politikës secesioniste në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Millorad Dodik.

Po sipas tij, pushteti në Beograd, i cili nuk i ka ndërprerë lidhjet me Kremlinin as pas pushtimit rus të Ukrainës, inkurajon politika proruse si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi.

Lexo më shumë  Dashuria e Ramës për shqiptarët kalon nga interesat dhe buzëqeshja e Vuçiqit

“Asnjë nga këto nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet”, përfundon Serwer.

Rruga Press

YouTube player