KryesoreLajme

Serwer: Suksesi i Kosovës nuk i leverdis Vuçiqit, ai do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese

Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe vëzhgues i zhvillimeve politike në Ballkanit Perëndimor, ka thënë se një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk i konvenon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, sipas tij, do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese, posaçërisht në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Duke folur rreth temës “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës” në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë Veriut, ai ka shtuar se Vuçiçi ka arritur që “pa gjuajtur asnjë plumb” të marrë pushtetin ekzekutiv në Mal të Zi dhe entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë, duke realizuar kështu de facto fazën e parë të projektit të ashtuquajtur “botë serbe”.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

“Ai nuk do të mund ta bëjë këtë në Kosovë, por është përpjekur nëpërmjet dhunës: kidnapimi i tre policëve të Kosovës, sulmi kundër paqeruajtësve të NATO-s dhe aksioni terrorist i 24 shtatorit. Të gjitha këto përpjekje dështuan, por ai do të vazhdojë të përpiqet”, ka kujtuar mes tjeresh Serweri.

Ai ka theksuar tutje se Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) akoma kërkojnë të qetësojnë Serbinë dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndëshkuar dhunën e nxitur në Kosovë, posaçërisht në shtator të vitit të kaluar, kur një grup i organizuar terrorist sulmoi Policinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e vendit

Një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk është e dëshirueshme për Vuçiçin. Ai ka të ngjarë të jetë aktiv edhe në Maqedoni të Veriut. Rritja e tensioneve midis maqedonasve dhe shqiptarëve do të jetë një mënyrë e funksionimit”, ka paralajmëruar Serweri.

Rruga Press

YouTube player