Lajme

Serwer: Kurti po tenton ta ruajë sovranitetin e Kosovës, Vuçiqi dëshiron edhe një “Republika Srpska”

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, në ShBA, Daniel Serwer, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, me theks të vecantë situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai, në një intervistë për mediumin serb “N1”, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me veprimet e tij është duke tentuar ta ruajë sovranitetin e shtetit, kurse sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka për qëllim krijimin e një tjetër “Republika Srpska”, ngjashëm sikurse në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Nuk besoj se jemi afër një marrëveshjeje dhe nuk po marr një qasje që fajëson njërën palë. Mendoj se ajo që po ndodh është se Serbia definitivisht ka vendosur të vazhdojë kontrollin e saj mbi veriun e Kosovës, pavarësisht kostos… Dhe Kurti i kundërshton. Duke i kundërshtuar, jo vetëm me mjeshtëri, por duke u përpjekur të vendosë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, që natyrisht është obligim i tij kushtetues. Por, Vuçiq është serioz për Serbinë e Madhe, atë që ai e quan botën serbe dhe është i vendosur të mbajë kontrollin mbi Kosovën veriore”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

“E po, nuk mendoj se ai do ta shprehte domosdoshmërisht në terma të destabilizimit. Por po, ai po përpiqet të marrë një Republika Srpska tjetër, e kanë shkruar dhe e kanë paraqitur si propozim për dialog. Mendoj se është shumë e qartë me shkrim se propozimi serb për një komunitet është një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës që do të kishte funksione ekzekutive dhe do të qeverisej në mënyrë të pavarur nga Prishtina”, ka vijuar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

Ndryshe, tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shtuar edhe më shumë, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë kufitar të Kosovës nga forcat serbe, në territorin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player