Kuriozitete

Seritë e reja të “Lord of the Rings”, në shtator të 2022-ës

Seritë e shumëpritura të “Lord of the Rings” nga “Amazon”, tashmë vetëm e kanë një datë të caktuar të premierës.

Fantazia epike do të fillojë trasmetimin më 2 shtator, 2022, me nga një episod në javë.

Xhirimet, siç bëhet e ditur nga “Amazon”, kanë përfunduar më 2 gusht 2021 në Zelandë të re, dhe është publikuar një fotografi e serive.

Shumë pak dihet për komplotin e serive, përfshirë edhe titullin, por vetëm ajo se ngjarja do të filloj në “Epokën e Dytë” të “Lord of the Rings”, mijëra vite para ngjarjeve në librat e fantazisë epike të e J.R.R. Tolkien.

Seritë do të përmabjnë personazhe të vjetëra e të reja, në përballjen e forcave të errëta të “Mes-Tokës”.

Jennifer Salke, Drejtoresha e Amazon Studios tha se “Rrugëtimi fillon që nga 2 shtatori 2022, me premierën e “LOTR”-së sonë origjinale. S’e shpreh dot entuziazmin që kemi që të dërgojmë audiencën tonë në udhëtimin epik përmes “Mes-Tokës”! Producentët, aktorët, tanë të talentuar e kreativë kanë punuar palodhshëm në Zelandë të Re për të sjellur këtë histori të patreguar dhe vizionin e mahnitshëm e të njëjtën kohë të tmerrshëm.”

Ekipa e aktorëve përbëhet nga Cynthia Addai-Robbinson, Robert Aramayo, Owain Arthur, Maxim Baldry, Nazanin Boniadi, Morfydd Clark, Ismael Cruz Cordova, Charles Edward, etj.

“Siç thotë edhe Bilbo Baggins në film, ‘Jam gati për një udhëtim tjetër’. Të jetosh e të marrësh frymë në “Middle-earth” këto muajt e fundit ka qenë aventurë për tërë jetën time. E presim ma padurim që fansat ta shohin”, ka thënë producenti ekzekutiv J.D.Payne./albanianpost/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *