Lajme

Sërish tension, deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë në Kuvend, por pengohen nga Garda

Tension ende pa nisur seanca plenare. Deputetët e përjashtuar demokratë kanë tentuar tëhyjnë në ambjentet e Kuvendit, për të marrë pjesë së seancë plenare.

Ndërkohë, deputetët janë zhvendosur nga selia blu drejt Parlamentit, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe protesta e opozitës sërish jashtë Kuvendit.

Mes deputetëve të përjashtuar, janë edhe Sali Berisha, Flamur Noka, Edmon Spaho, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, etj… Këta të fundit po tentojnë të futen në seancë, por janë përballur me Gardën, e cila nuk i lejon, duke krijuar kështu tension mes tyre.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Të të vij turp, t’i the ka mbaruar Mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë. Nuk jeni Gardë por bashibuzukë. Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Jeni te Aktivisti. Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë. Mos më prek! Kë shtynë?!”, dëgjohet të thotë Spaho.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Ndërkohë pak minuta më parë ata dorëzuan në Kuvend shkresën për kryeparlamentaren Nikolla, përmes së cilës kërkojnë pezullimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve. Në shkresë, 6 demokratët e perjashtuar e konsiderojnë vendimin antikushtetues dhe një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri. Shkresa mban firmën e deputetëve të përjashtuar, përkatësisht: Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metalia, Oerd Bylykbashi dhe Edmond Spaho.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *