Lajme

Sërish provokojnë serbët: Në festën e Gjokoviqit dhe medalistëve serbë u kënduan këngë nacionaliste për Kosovën

Sportistët serbë që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” kanë festuar të hënën në Beograd me këngë nacionaliste për Kosovën.

Mediumi serb “telegraf.rs” ka publikuar të martën një video në të cilën shihet tenisti serb, Novak Gjokoviq duke kënduar këngën “Oj Kosovo, Kosovo” në një klub nate.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Aty ai shihet teksa ngrihet në këmbë duke brohoritur dhe sipas raportimit menjëherë i janë bashkuar edhe basketbollistët.

Kjo këngë nacionaliste përmban fjali si “e gjithë Serbia bërtet: ‘Nuk e lëshojmë Kosovën’” e “Oj Kosovë, oj Kosovë, toka ime e dashur”.

Kënga e njëjtë në vazhdimësi dëgjohej edhe në protestat që serbët kanë organizuar muajve të fundit në veri të Kosovës, shkruan gazeta express.Gjokoviqi dhe sportistë të tjerë serbë tashmë njihen për shpërfaqje të propagandës serbe edhe në sport. Vitin e shkuar ai dhe ekipi serb hynë në turneun e famshëm të tenisti “Davis Cup” me këngë nacionaliste për Kosovën duke nxitur reagime të shumta.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player